Fituesit e Zgjedhjeve Lokale 2021

Në këto zgjedhje bazuar në rezultatet zyrtare të raundit të parë dhe të dytë më së shumti komuna ka fituar Lista Serbe duke sigurar fitore në 10 komuna: Kllokotin, Leposaviqin, Mitrovicë e Veriut, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Graçanicën, Ranillugun dhe Parteshin.
E dyta renditet PDK-ja e cila ka siguruar 9 Komuna. PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, në Ferizaj, në Han të Elezit, në Skënderaj, Drenas, Vushtrri, Prizren, Kaçanik dhe Dragash.
E treta është LDK-ja me 7 komuna përfshirë edhe kryeqytetin (Prishtinën), Pejën, Lipjanin, Fushë Kosovën, Istogun, Vitinë dhe Junikun, shkruan rtv21.tv.
Pas saj me pesë komuna renditet AAK-ja me: Gjakovën Deçanin Suharekën, Klinën dhe Rahovecin.
Ndërsa VV-ja ka arritur të fitojë 4 komuna: Gjilanin, Kamenicën, Podujevën dhe Shtimen.
Nga një komunë kanë siguruar Nisam Socialdemokrate (Malishevën), Iniciativa Qytetare për Obiliqin(Obiliqin) dhe KDTP-ja (Mamushën)./21Media

Back to top button