Rreth 30 persona rrahen mes vete në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në veri të Mitrovicës ka ndodhur një rrahje masive, të dielën rreth orës 23:20.
Policia ka thënë se dyshohet se të përfshirë kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre të dehur, dhe dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.
Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen, për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button