Tre të arrestuar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr.
Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, është realizuar në kohën kur një njësi policore e trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.
Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button