Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta

Sot, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 komunave që u mbajt më 14 nëntor.
Kështu ka informuar për rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se numërimi i votave do të fillojë në orën 16:00.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar 9 komuna, LDK ka fituar 7 komuna, AAK ka fituar 5 komuna, VV ka fituar 4 komuna, ndërsa nga një komunë kanë siguruar: Nisma Socialdemokrate, Iniciativa Qytetare për Obiliqin (IQO) dhe KDTP. Ndërkaq, Lista Serbe ka siguruar 10 komuna./21Media

Back to top button