Manchester United shkarkon Solskjaerin
Manchester United ka njoftuar se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit.
Gjiganti anglez ka bërë të ditur se vendimi i vështirë është marr nga klubi pas rezultateve negative kohëve të fundit, por ka kërkuar që përkundër kësaj, puna e trajneri norvegjez deri më tani nuk duhet të nënvlerësohet.
Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur se Miachael Carrick do ta drejtojë skuadrën derisa të emërohet trajneri i ri.