7 pacientë me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

7 pacientë me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Spitalin e Gjakovës. Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sipas së cilit, në ShSKUK, në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media

Back to top button