7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 7 raste të reja.
“Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.”, ka informuar MSh.
Në total numri i rasteve aktive është 326./21Media
