“Welcome to Utmark” shpërblehet me çmimin ‘Golden Frog’
Seriali “Welcome to Utmark” ka fituar çmimin ‘Golden Frog’ në konkursin e serialeve televizive.
“Ndjehem i përulur dhe i nderuar që jam nominuar me njerëz që i shoh dhe i admiroj, faleminderit shumë festivalit dhe jurisë për këtë çmim të mrekullueshëm” tha Andreas Johannessen.

Pjesë e “Welcome to Utmark” janë dy aktorët shqiptare, Maylinda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj.
“Welcome to Utmark” përbëhet nga tetë episoda, është shkruar nga skenaristi danez, Kim Fupz Aakeson./21Media