Vdiq ish-diktatori i Koresë së Jugut, Chun Doo-hwan
Ka vdekur në moshën 90 vjeçare ish-diktatori i Koresë së Jugut, Chun Doo-hwan, i cili pas një grusht shteti ushtarak të vitit 1979, shkaktoi protesta masive për demokracinë.
Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohëve të fundit ka bërë të ditur ish-sektretari i tij.
Doo-hwan ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në orët e hershme të mëngjesit.
Chun kryesoi masakrën e ushtrisë Gwangju në vitin 1980, një krim për të cilin u dënua.
Në vitin 1990, para gjykatës mbrojti veprat e tij duke thënë se grusht shteti ishte i nevojshëm për të shpëtuar kombin e tij nga një krizë politike, gjë të cilen do ta bënte prapë nëse do duhej.
I lindur më 6 mars të vitit 1931, ai iu bashkua menjëherë në shkollën e mesme ushtrisë, kohë më vonë, kryesisht në vitin 1979 u emërua komandant.
Chun dha dorëheqje nga pozita e tij në vitin 1987 mes një lëvizje demokratike mbarëkombëtare, të udhëhequr nga studentët, lëvizje e cila kërkonte një system të drejtpërdrejtë zgjedhor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?