Presidentja Osmani sot takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau
Presidentja e Republikës së Kosovës sot takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon.
Presidenca bën të ditur se, në të dy takimet Osmani do t`i njoftoj bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t`i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit nëfusha të interesit të dyanshëm.
Sipas Presidentes Osmani, takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë përrikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për tëhapur shtigje të reja bashkëpunimi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?