Tre mjekë nga Maqedonia do të angazhohen për obduksionin në tragjedinë e Bullgarisë
Tre mjekë nga Instituti i mjekësisë ligjore në Shkup pritet që nesër t’i bashkohet ekipit të ekspertëve në Sofje për të kryer obduksionin dhe identifikimin e trupave të viktimave në tragjedinë në Bullgari.
Siç ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tre ekspertët tanë tashmë gjenden në Sofje me qëllim që të ndihmojnë që sa më shpejtë të përfundojë obduksioni.
Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, sot në mëngjes është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media