U dha premiera e “Run for Sharr” në Kino Armata
Mbrëmë(23 nëntor) u dha premiera e “Run for Sharr” një bashkëprodhim i Fondacionit ‘Utalaya’ dhe WWF Adria.
Për më se 15 minuta, filmi “Run for Sharr” pasqyron gjithë gjeografinë e Malit të Sharrit; kodrat, lumenjtë, kafshët e rralla e bimët.
E shoqëruar nga vrapues të tjerë, Uta Ibrahimi, alpiniste dhe vrapuese e njohur, ka kapur bukurinë e malit dhe ka nxjerrë në pah bukuritë dhe pasojat e sjelljes së papërgjegjshme ndaj burimeve të tij natyrore.
Filmi është një thirrje për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, të cilën dora e njeriut po e shkatërron dita-ditës./21Media