Mbi 100 mijë viktima me Covid-19 në Gjermani

Gjermania ka shënuar 100,000 vdekje nga Covid këtë javë prej shpërthimit të pandemisë.
Që nga shfaqja e sëmundjes në fillim të vitit të kaluar, 100,119 njerëz kanë vdekur nga virusi, sipas të dhënave më të fundit nga instituti i shëndetit publik Robert Koch.
Kishte 351 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, ndërsa infeksionet me Covid-19 u rritën me një rekord 75,961, transmeton rtv21.tv.
Prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 5.57 milionë raste.
Spitalet kanë paralajmëruar se është duke u zvogëluar numri i shtretërve në dhomat për kujdes intenstiv dhe në disa lande, autoritetet kanë nisur të transferojnë pacientët nëpër rajone tjera.
Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Evropa është përsëri në epiqendrën e pandemisë, pasi lehtësimi i kufizimeve dhe vendosja e pabarabartë e vaksinimit e kanë sjellë kontinentin në një “pikë kritike”./21Media

Back to top button