Protestojnë specializantët: “Familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës”
Specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës me financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ata me vetëfinancim, sot po protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Po kërkojnë që specializantët që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve t’u paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.
“20 vjet u harruam mos na harroni edhe ju”, “Familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës”, “Na trajtoni me dinjitet”, “Kryeministër ndaloni traditën e neglizhencës së mjekëve të rinj”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit të cilët i vendosen para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.
Protesta e specializantëve nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.