Burri nga Istogu e gjeti të vdekur gruan e tij në shtëpi

 
Në burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Istog.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button