Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit me fitore
Kanë përfunduar dy ndeshje e programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Ballkanit e ka mposhtur me rezultat minimal Drenicën, përmes golit të shënuar nga Bajram Jashanica në minutën e 50′.
Fitore sot ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e ka mposhtur si vendase me rezultat 3:1 Malishevën.
Me pikët e reja, Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit, ku skuadra nga Suhareka zë vendin e parë në tabelë me 33 pikë, një më shumë se Gjilani që renditet i dyti.
Në anën tjetër, pas humbjeve sot, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, kurse Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me gjithsej 20 pikë të arkëtuara.
Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drenica 0 – 1 Ballkani
Gjilani 3 – 1 Malisheva