Bie nga ndërtesa, vdiq një 50-vjeçar nga Prishtina

Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ku ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Back to top button