Kamberi kërkon që tema e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sonte në “Click” të RTV21 tha se problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është çështja e Kosovës.
Ai tha se kërkesa e tyre është që tema e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.
Kamberi deklaroi se Kosova ka garancione kushtetuese për komunitetet, e sidomos për komunitetin serb, ndërsa tha se ata në Serbi nuk i kanë as ato të drejta që aktualisht garantohen me legjislacionin serb./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?