Iu sekuestruan 489 bimë narkotike, shqiptari tha se u kërcënua që të kujdesej për to

Një shqiptar në Britani është dënuar me dy vjet burg, pasi pak kohë më parë, është arrestuar në Angli brenda një ”shtëpie bari”.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin M.L, i cili është kapur duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike në një ”shtëpi bari”.
Brenda shtëpisë së barit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 489 bimë narkotik, ku vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund.
Ai është arrestuar në flagrancë më 20 tetor të këtij viti në Leeds, ndërkohë para autoriteteve ai ka thënë se është kërcënuar nga persona të tjerë që të kujdesej për bimët.
Shtëpia e barit, ku është arrestuar shqiptari ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike.
Në momentin e arrestimit, shqiptarit i është gjetur një celular, para, si dhe një kartë identiteti.

Back to top button