Regjistrohen 419 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 285 teste të kryera janë regjistruar 419 raste të reja me virusin korona. 188 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 211 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 15.11.2021 deri 04.12.2021.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 218 mijë e 194 raste, prej të cilëve 204 mijë e 685 janë shëruar, kurse 7 mijë e 688 kanë vdekur. Aktualisht vendi numëron 5 mijë e 821 raste aktive me Covid-19./21Media