Konjufca ngushëllon familjen Zymberi

Ka vdekur sot babai i Enver Zymerit, policit të forcave të njësitit special të rënë në detyrë. Ngushëshëllime për vdekjen e tij ka shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zymberi, për vdekjen e babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi.
Konjufca ka thënë se urtësia, bujaria dhe atdhedashuria që e shquanin Muharrem Zymberin do të kujtohen ndër breza.
“Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Muharrem, babait të heroit dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht në mbrojtje të Republikës”, ka shkruar Konjufca në telegram.

Back to top button