Abdixhiku vizitoi Ramën në ditën e parë të punës: Prishtina po fillon një etapë të re zhvillimore
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në ditën e parë të punës, e ka vizituar kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën.
Abdixhiku ka theksuar se e ka uruar Ramën për detyrën e re drejt transformimit të kryeqytetit.
“Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ndryshe, Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, dje është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës./21Media