Sallahu: Komisioni i Venecias nuk ka kundërshtuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar se Komisioni i Venecias ka kundërshtuar projektligjin për Këshillin Prokurorial.
Ai ka thënë se kanë pranuar draft-opinionin e Venecias dhe aty i jepet drita e gjelbër për reduktimin dhe reformimin e sistemit prokurorial.
“Qëndrimet tjera që po shfaqen janë tentim për të denigruar këtë proces”, ka thënë ai.
Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Sallahu ka folur edhe për miratimin e projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.
Ai tha se përfshirja e mjekëve dhe profesorëve universitarë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korruspion është bërë për shkak se këta të fundit marrin paga në institucione publike.

Back to top button