Përveç rrugës Prizren-Prevallë, të tjerat janë të qarkullueshme për automjete
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sot ka infrmuar se gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë. Sipas ministrisë, përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë, të gjitha rrugët e tjera janë të qarkullueshme për automjete.
Në rrugën rajonale R113, Prizren – Prevallë mbrëmë pas orës 18.00 ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës.
MMPHI ka informuar se ky bllokim do të vazhdojë edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër.
“Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmeri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ministria ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpëndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve./21Media