Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve
UEFA do të përsërisë shortin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve në orën 15:00, pas një gabimi teknik, në të cilën u përfshinë Atletico Madrid, Liverpool dhe Manchester United.
Pasi të dytët e grupit B, Atletico Madrid u hodhën në short, kundërshtarët e tyre të mundshëm të 16-ta të fundit ishin të gjithë fituesit e grupit, të cilët futen në një vazo të veçantë, por United nuk u përfshi.
Ekipet që përballen në fazën e grupeve supozohet të shmangin njëra-tjetrën në shortin e 1/16.
United nuk ishte në të njëjtin grup me Atletico, por Liverpool u përball dhe skuadra e Jurgen Klopp u fut gabimisht në vazon për të luajtur sërish me Atleticon, të cilët më pas shorti i vuri kundër Bayern Munichut.
Shorti i mëparshëm vuri United ndaj Paris Saint-Germain, ndërsa Liverpool kundër Salzburgut.