Rusi, 12 të lënduar pas shpërthimit të eksplozivit në një shkollë
Si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi në shkollen e manastirit ortodoks në Moskë, kanë mbetur të lënduar 12 persona.
Ministria e Brendshme e Rusisë ka informuar se një 18-vjeçar, i diplomuar në shkollën në Serpukhov, ishte përpjekur të hidhte veten në erë. Mësohet se ai ka mbijetuar.
Ministria ka njoftuar se mes të lënduarve është edhe një 15-vjeçar.
Rusia ka parë një rritje të sulmeve ndaj shkollave nga adoleshentët vitet e fundit.
Mediat vendase raportojnë se adoleshenti që ka ndezur eksplozivin kishte shpëtuar dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.
Ish-studenti i shkollës së mesme ishte duke planifikuar një sulm gjatë lutjeve të mëngjesit, por pajisja e tij ka shpërthyer në hyrje të manastirit.
Prokurorët në rajonin e Moskës kanë hapur një hetim për tentativë vrasjeje, por motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Prokurorët kanë postuar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet policia dhe ambulanca jashtë manastirit.
Sipas mediave lokale, rasti është duke u hetuar./21Media