Sonte jepet “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” në Teatrin Kombëtar

Sonte(13 dhjetor) me fillim nga ora 20:00, do të jepet repriza e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.
Me regji të Erson Zymberit, sontë do të keni mundësi të shoqëroheni me këtë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” është një “udhëtim teatror” nëpër dramaturgjinë e shkrimtarit të njohur Beqir Musliu. Motivet kryesore nga përmbledhja e tij me katër drama, tetralogjia “Shtrigani i Gjel-Hanit”, janë lidhur e bërë bashkë për të krijuar një strukturë të re dramatike e cila rezonon e i jep eho një bote të shkuar, ku kalorës me kuaj prej druri kalërojnë nëpër mitet e legjendat tona, nëpër dramat e traumat tona, nëpër fajin tonë të cilin e kemi ndrydhur e gjuajtur në harresë”, thuhet në njoftim.
Në këtë shfaqje luajnë: Ermal Sadiku, Majlinda Kasumovic, Edona Reshitaj, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Afrim Muçaj, Shpetim Kastrati./21Media

Back to top button