I bie reklama e dyqanit në kokë, lëndohet 22 vjeçari
Një 22 vjeçar nga Drenasi ka pësuar lëndime pasi që nga era është shkëputë një reklamë e një dyqani dhe i ka rënë në kokë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti është iniciuar nga policia e Drenasit.
”Policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./21Media