Aktori i njohur akuzohet për sulm seksual
Dy gra kanë akuzuar aktorin e Sex And The City, Chris Noth, se i ka ngacmuar seksualisht në vitin 2004 dhe vitin 2015.
Gratë, identitetet e të cilave mbetën të fshehura dhanë llogari të detajuara të sulmeve të supozuara për The Hollywood Reporter.
Në një deklaratë, Noth, 67 vjeç, tha se takimet ishin konsensuale dhe se akuzat për sulm janë kategorikisht të rreme.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) tha se aktualisht nuk ka një hetim mbi akuzat e bëra kundër aktorit.
Oficeri Drake Madison i LAPD tha se nuk ka asnjë të dhënë të një raporti të paraqitur në këtë kohë dhe se pa një raport nuk ka hetim.
Njëra nga gratë tani 40 vjeç, thotë se ishte 22 vjeçe kur aktori dyshohet se e përdhunoi në një apartament në West Hollyëood në vitin 2004.
Tjeta, tani 31 vjeç, thotë se ajo u përdhunua në apartamentin e tij në Greenwich Village në New York në vitin 2015, kur ajo ishte 25 dhe ai 60.
Chris Noth është i njohur për rolet e tij të aktrimit në Laë & Order dhe Sex And The City, në të cilat ai luajti një personazh kryesor, Mr Big.
Së fundmi është publikuar një vazhdim i serialit jashtëzakonisht të njohur, i titulluar “And Just Like That..”./21Media
