Hajdari tregon masat që do t’i marrë Kosova ndaj barrierave që po vendos Serbia
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka qenë sonte e ftuar në ”ArgumentPlus”, që transmetohet në RTV21 dhe ka thënë se Serbia po vendos disa barriera për Kosovën, mirëpo kjo e fundit po mundohet t’i tejkalojë përmes disa masave.
Ajo tha se transportuesit e mallrave që vijnë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja.
Sipas Hajdarit egzistojnë 12 produkte të cilat do të hetohen, sipas ligjit për masat mbrojtëse nga importi.
Hajdari ka folur edhe për qështjen e rritjeve të çmimeve ku ka thënë se këto të fundit mund të rriten përsëri.
Ministrja ka sqaruar edhe çka përmban ligji i konkurrencës./21Media