Tri raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965. Në total numri i rasteve aktive është 311.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
