Dyshohet se një zëvendësdrejtor i një shkolle në Malishevë ngacmoi seksualisht një të mitur
Në stacionin policor në Malishevë dje një burrë nga Malisheva ka raportuar se dyshon që vajza e tij e mitur është ngacmuar seksualisht më 16 dhjetor në ambientet e gjimnazit ”Hamdi Berisha”, nga zëvendësdrejtori i kësaj shkolle.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili ka thënë se sipas ankuesit ngjarja kishte ndodhur në njërën prej banjove të shkollës.
”Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personitI cili ne kete shkolle mban pozitene zevendes drejtorit.Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njeren prej banjove te kesaj shkolle kur viktima ishte brenda ne toilet dhe aty kishte hyer edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimen”, ka bërë të ditur Xhurkaj.
Lidhur me këtë rast, është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë.
Gjithashtu, përmes një komunikate nga Prokuroria është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit A.K në lidhje me veprën penale ”sulm seksual”, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme./21Media