Pasi e gjuajti me ujë ministrin Peci, Musliu paralajmëron padi ndaj tij

 
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Musliu derisa ishin duke diskutuar në komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve, i ka hedhur gotën me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Në konferencën që ka mbajtur për media sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës, Musliu ka thënë se ministri Peci e ka akuzuar atë si pjesë të krimit të organizuar në Ministri të Bujqësisë dhe për këtë arsye ajo do të ngrejë padi ndaj tij.
“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar të vitit 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nëntor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ sa  i përketë kë saj qështje. Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaru se thirrja u anulu, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pytjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit. Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhë pytja në kuvend ja kam adresu pyetjen edhe i kam thanë çka ka ndodh, ai ka fillu mem tregu për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në agjensionin e bujqësisë në kuadër të ministrisë, unë kam bërë pyetje shumë konkrete. Kur i kam bërë pytje ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ja kam marrë grantet, edhe unë ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime. Unë e pyta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”, ka thënë Musliu ndër të tjera në konferencë.

Ndryshe, rasti tjetër mjaft inetresant ishte kur Ganimete Musliu në vitin 2013 gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës për pak sa nuk e gjuajti me këpucë Liburn Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje. Aliu, i cili mbante fjalim për ratifikimin e marrëveshjes siç duket e kishte bërë nervozë deputeten Musliu. Ajo gjatë asaj seance derisa po fliste me koleget e saj të partisë kapi një gotë që kishte synim sulmin ndaj Aliut, por Musliu për një çast ndërroj mendje duke e lëshuar gotën dhe e kapi këpucën e saj dhe po e elaboronte një gjuajtje drejtë tij./21Media

Back to top button