6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit, gjashtë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.
Nga 4 mijë e 11 testime të kryera janë konfirmuar 286 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë në këto bashki: 138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 833 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 201 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar./21Media