Ganja sot feston ditëlindjen
Artistja, Ganimete Abazi- Ganja feston sot ditëlindjen e 44-të.
Abazi ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj të cilat i ka postuar edhe në rrjete sociale.

Ndërkaq, projekti i fundit nga artistja është ”Dola jasht po binte shi”, të cilin e ka publikuar më 5 nëntor.
Projekti është realizuar për xhirimet e vitit të ri.
Ndërkaq, shtatë muaj më parë Ganja ishte e ftuar në programin e mesditës në Radio 21, ” ME 21-IN”, me ç’rast ka folur për projektin e fundit “Mahalla jem”, të cilin e ka në bashkpunim me grupin Pro Ban
E pyetur se a e merr malli për mëhallën e vjetër të saj, pasi ajo tani jeton në një mëhallë të re, afër mikeshave të saj, Ganja është shprehur se ka nostalgji për të.
“Secili e don mahallën e vet, unë e kam ndërruar mahallën. Si gjithmonë ajo fëmijëri ime edhe kur kemi lozur e gjithmonë kur shkoj atje vërtetë kam nostalgji”, ka thënë ajo./21Media