VV publikon video 5 minutshe për punën e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video ka prezantuar vendimet që ka marrë Qeveria Kurti në këta 9 muaj.
Në këtë video, kanë përfshinë vendimet dhe ndarjet e buxhetit të qeverisë për disa prej sektorëve, duke përmendur shëndetësinë, ekonominë e sigurinë.
Përmes kësaj video, VV ka folur edhe për buxhetin e vitit 2022, duke e quajtur “buxhetin më të madh ndonjëherë”.
Po ashtu kanë përmendur edhe sigurimin e 2 milionë vaksinave anti-Covid si dhe ndarjen e 100 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ditë të mira na presin!”, thuhet ndër të tjerash në përshkimin e videos./21Media

Back to top button