Edhe 16 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 2 mijë e 142 mostrave.
Gjatë kësaj periudhe MSh-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes nga kjo sëmundje.
Në total numri i rasteve aktive raportohet të jetë 342.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 1,390 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve të imunizuar me dy doza të vaksinës ka arritur në 780.024./21Media
