Nesër mot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. “Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s./21Media
