KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza

 
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se në Vragoli të Fushë Kosovës  dhe në shumë lokacione tjera, ekipet e tyre po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila siç njofton KEDS është edhe arsyeja pse nganjëherë ka zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
KEDS kërkon nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht.
Gjithashtu nga KEDS kanë kërkuar nga qytetarët që në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale./21Media

Back to top button