7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se shtatë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.
Viktimat janë një qytetare nga Tirana 55-vjeçe, një nga Fieri 58-vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65-vjeç, një qytetare nga Berati 66-vjeçe, një qytetar nga Vlora 66-vjeç.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 241 testime, nga të cilat janë konfirmuar 168 raste të reja me COVID-19. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 83.
Janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 199 mijë e 517 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 159 raste aktive me COVID-19./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?