Digjet një shtëpi në Ferizaj
Policia ka bërë të ditur se dje në mëngjes është përfshirë nga flakët shtëpia e një gruaje nga Ferizaj.
Sipas policisë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, dyshohet se deri te zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e energjisë elektrike, vlera e dëmeve deri me tani nuk dihet.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media