Kaloni te përmbajtja kryesore

Të veshur me bluza me flamurin amerikan, komuna e Skenderajt shënon 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë. Kjo ditë u festua sot edhe në qytetin e Skenderajt.

Të veshur me bluza me flamurin amerikan, komuna e Skenderajt shënon 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, ka shprehur urimet për popullin amerikan, dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

Postimi i tij:

Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në këtë ditë të veçantë, shprehim urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit.

Miqësia jonë është e përhershme!

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button