Dua Lipa mahnitë me dukje e interpretim në LuisaViaRoma për UNICEF-in
Dua Lipa ishte e pranishme në ngjarjen bamirëse LuisaViaRoma për UNICEF-in, në Karaibe, ku si zakonisht i mahniti të gjithë me dukje.
Dua po ashtu ka interpretuar këngë në këtë ngjarje. Të pranishëm atje ishin edhe një radhë personalitetesh të tjerë, në mesin e tyre Mike Tyson, supermodelja Izabel Goulart e shumë të tjerë.
Ylli botëror me origjinë kosovare, Dua Lipa, sërish mahniti botën, si me dukje, ashtu edhe me këndim. Ajo ishte e pranishme në ngjarjen e kompanisë LuisaViaRoma për UNICEF-in, që u mbajt në ST. Barths në Karibe.
Ky yll muzike, atje u paraqit e veshur me këtë fustan të gjelbër, të cilin e disajnoi Stella McCartney.
Fustani kishte një shtresë pelhure të ndarë, të vendosur nën të, që simbolizoi ndarjen e saj nga Anwar Hadid pas dy vjetësh bashkë.
Ajo pozoi për fotografi para një sfondi me fletë të gjelbra.
Dua Lipa, veç muzikës, tashmë ka bërë emër edhe në botën e modës. Fustani të cilin ajo e pati të veshur në LuisaViaRoma, është nga koleksioni i Mekartnit për sezonin pranveror 2022. Ai përshtatet shumë mirë për ngjarje në tepihun e kuq.
Në LuisaViaRoma për UNICEF-in, Dua Lipa po ashtu interpretoi këngë për të pranishmit.
Në këtë ngjarje bamirëse ishin të pranishëm edhe një radhë yjesh të tjerë, të cilët ndihmuan në mbledhjen e parave për agjencinë UNICEF, që siguron ndihmë për fëmijët rreth globit. Në mesin e tyre ishin modelja braziliane Izabel Goulart, modelja daneze Nona Agdal, ish bokseri Mike Tyson, aktori Cuba Gooding Jr, e shumë të tjerë./21Media