Blerta Basholli flet për sukseset e filmit ”Zgjoi”

Regjisorja e filmit ”Zgjoi”, Blerta Basholli ka qenë sot e ftuar në emisionin ”Për ditë të mbarë”, që transmetohet në RTV21 dhe ka folur për sukseset e këtij filmi.
Ajo ka shtuar se ky film ka fituar 20 çmime dhe e ka filluar rrugëtimin e mbarë.

Tutje edhe Yll Uka ka folur për pranimin e filmit në listën e ngushtë për Oscars.

Ndërkaq, ajo qka mori vëmendje gjatë bisedës ishin vathët e Blerta Bashollit e cila e kishte pllakadën e filmit, madje tregoi se nga kush i ka dhuratë.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre./21Media

Back to top button