Pesë filmat e veçuar horror 2021 sipas Variety
Revista Variety edhe kësaj radhe bëri vlerësimin e disa prej filmave më të veçuar horror, nga të cilët ne zgjodhën ti përmendim pesë prej tyre.
Vend të rëndësishëm në botën e filmit zënë edhe filmat horror dhe edhe vitin që po lëmë pas u realizuan disa që u veçuan. Revista Variety ka vlerësuar disa prej tyre.
Njëri që ka bërë për vete dashamir të këtij zhanri nga e mbarë bota është “A quiet Place”. Ky film që është vazhdimësi e filmit me po këtë titull, e që vlerësohet si njëri prej filmave më të mirë, dokumenton ardhjen e alienëve dhe përfshirjen e tyre të menjëherëshme në jetën e qytetit. Regjinë dhe skenarin e këtij filmi e ka bërë John Krasinski.
Një film tjetër i vlerësuar nga Variety si filmi më i mirë horror është There’s Someone Inside Your House. Ngjarja në këtë film përqendrohet tek një vrasës, i cili vret nxënësit derisa në fytyrë mban një maskë 3d. Filmi There’s Someone Inside Your House në Netfliks u lansua me 6 tetor 2021.
“The Unholy” është një film tjetër horror i veçuar për vitin që po lëmë pas. Ky film bazohet në romanin e vitit 1983, të titulluar Shrine, nga autori James Herbert. Filmi paraqet një gazetar i cili zbulon mrekulli hyjnore në një qytet të vogël të New England. Por del se ato mrekulli kanë burim të errët.
Në radhë është seria filmike horror Wrong Turn, krijuar nga Alan B. McElroy. Kjo seri përbëhet nga shtatë filma, gjashtë prej të cilëve vazhdimësi, e një i ripunuar. Ngjarjet në ta përqendrohen në familje të cilat gjuajnë dhe vrasin njerëz në West Virginia, në mënyra të tmerrshme.
Dhe filmi i pestë horror është “The Fear Street”. Ky film bazohet në serinë e librit me po këtë titull të Robert Lawrence Stine. Ai paraqet një grup adoleshentësh të cilët terrorizohen nga një person i lig, përgjegjës për një radhë vrasjesh brutale të cilat trazojnë qytetin me shekuj./21Media