Dy pacientë me Covid-19 në mjekim intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë spitalizuar katër pacientë me koronavirus.
Gjithashtu, sipas raporteve të datës 31 dhjetor 2021 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë./21Media