Mehaj uron qytetarët për Vitin e Ri përmes një video-kolazhi
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.
Ai ka publikuar sot një video-kolazh, me të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së gjatë vitit 2021.
Mehaj ka thënë se e përgjatë këtij viti, kanë arritur që të zgjerojnë miqësinë e partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shumë partnerë të tjerë.
“Për këta muaj dëshmuam se jemi të pandalshëm dhe drejtë realizimit të qëllimit tonë strategjik- zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë, për realizimin e plotë të misionit kushtetues dhe ligjor”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj në Facebook./21Media