10 persona u arrestuan në Pejë
Policia sot ka informuar se të enjten në mbrëmje, gjatë kontrollit në një lokal në Pejë, janë arrestuar 10 burra kosovarë, sepse janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit.
Si prova materiale, sipas policisë, janë sekuestruar një sasi para, disa çipa, disa karta dhe një pistoletë me 13 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media