29 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë këtë të diele janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3 mijë e 334 mostrave.
Sipas njoftimit edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 509.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.
Në 24 orët paraprake janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës./21Media
