Aksident në Prishtinë, këmbësori dërgohet në spital

Një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor është regjistruar sot rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button